[Литература] Kanita Selimi – VIII одд.

Çfar më shtyen kur asgjë nuk leviz 

 

Edhe pse jeta nuk ndalon për askënd, ka rraste kur të gjithë ndihemi sikur koha është ndalur.  

Mundë të jetë për diçka pozitive që deshirojmë të ndalet atje dhe të qendrojmë në atë moment përgjithmonë, ose kur ditët janë të gjitha njësoj dhe ne ndihemi sikur koha të ndalet. 

Sikurse thash që kjo i ndodh çdokujt dhe edhe un jam e përfshirë, edhe pse ndoshta jam e ende e vogël. Dëshiroja që koha të ndalej në shumë momente kur isha aq e lumtur dhe dëshiroja të qëndroja në atë moment sa më shumë që të mundesha, por krahas kohës kur un dëshiroja që ajo te ndalet, është edhe pjesa kur ndjeja sikur ajo nuk po ecte më, ditët ndjeheshin të gjitha të njejta dhe nuk kisha pasion dhe moral që tia filloja një dite tjetër. 

 Kjo më ndodhi kur e gjithë bota po kalonin muaj të tmerushme, për shkak të një virusi e të gjithë ishim  si të burgosur, njerezit u tmeruan, dhe kishin të drejtë. 

 Po fatkeqësisht kjo ishte një gjendje katastofale, se me urdhërin që të qëndronim në shtëpi përfshihej edhe ndalja e shkollave dhe çdo lloj vendi tjetër ku mund të socializohej një adoleshent dhe femijë. 

Ishin disa ditë që un i kaloja me shumë urrejtje dhe pas një kohe vërejta që kishin kaluar javë të tëra që nuk isha në kontakt me asnjë nga shoqëria ime që kaloja të shumtën e kohës në shkollë. Kjo ndarrje më dha kohë të mjaftueshme dhe edhe të tepërt që të mendoja për kohën që kishte kaluar, për gjendjen që isha në atë moment po si edhe për të ardhmen. Në atë kohë asgjë nuk lëvizte, nga një vajzë sociale dhe e lumtur isha shëndruar në një vajzë të mbyllur që qëndronte në dhomën e saj të shumtën e ditës. 

Pas një kohë vërejta gjendjen në të cilën gjendesha, dhe vërejta që të vetmit që ishin afër meje ishte familja ime. Ata ishin të vetmit me të cilët bisedoja, dëgjoja histori të ndryshme nga ta, dhe dëshirat e tyre kur ata kishin qenë në moshën time. Ata ishin të vetmit që më ndihmonin në atë kohë dhe më jepnin pasion që ti ndjekja qëllimet e mija, përshkak që ata ishin gjërat e vetme që do të më shtynin çdo herë në çdo pjesë të jetës time.  

Pas kësaj kohe kur fillova të kaloja kohë më të tepërt me familjen time, krahas shoqërisë që në atë kohë nuk po flisja me asnjë, e vërteta ishte e hapur si një libër në duart e mija. Kisha jetuar jetën time në lumturi të rrejshme ku mendoja se isha njëra nga ato vajzat në ata tregime të trilluara që na tregonin gjyshërit tanë. Por jeta ishte e mbushur me supriza, ku ndonjëherë ne edhe pse nuk e pëlqenim ajo vazhdonte me atë që bën për çdonjerin nga ne.  

Në atë kohë fillova të pranoja njerëz të rinjë në jetën time, disa prej tyre ishin nga shoqërija ime e fëmijërisë, e disa persona krejtësisht të rinjë që u njoftova me anë të mediave sociale. Me një fjalë fillova të kuptoja që duhesha që të shikoja në të ardhmen, dhe me këtë mendim krijova një shoqëri tërësisht të re për veten time. Dhe jam mjaft e gëzuar që bëra  një gjë të tillë, pasi që në këtë mënyrë tani jamë afruar në dy shoqet e mija që i njohja nga fëmijëria por ishim ndarë shkaku që duheja të ndryshoja shtëpinë dhe tani pasi që kalojm kohë të përbashkët përsëri, kaloj kohë të mbrekullueshme duke biseduar me anë të telofonimit, sidhe jemi takuar edhe shumë herë.  

Me këtë fillova të provoja gjëra tërësisht të ndryshme, të dilja nga zona ime e rehatisë, u largova nga gjërat që i bëja në të shumtën e kohës dhe provoja veshje të ndryshme, sporte dhe stile të ndryshme të flokëve, ndryshova me karakter,fizikisht, ndryshova rrethin tim sidhe qëllimet e mija për të ardhmen.  

Me këtë kuptova dëshirat e mija dhe vërejta që me të vërtetë më pëlqente të lexoja libra, më së tepërmi librat të cilat ishin të mbushura me lloj lloj aventurash, dhe ato tani më janë bërë vendi ku un e preferoj të ik nga realiteti.  

Un mendoj që vetëm pse disa javë apo muaj kalojnë keq nuk do të thotë që e gjithë jeta juaj do të kalon keq. Duhet të mësohemi që prej gabimeve që i bëjmë duhet ta nxjerim një porosi për veten. Gabimi im ishte që disa njerëzve i’u dhash dashuri të tepërt dhe besim të tepërt, dhe nga kjo pësova keq. Por tani kuptova që jo gjithkush të jep vlerë aq sa ju jep, për këtë duhet të kemi kujdes në zgjedhjen e miqësisë. Asgjë nuk mund të jetë perfekte, as njerëzit. Nuk ka asnjëri që nuk ka kaluar një pjesë të vështirë të jetës, kjo është regulla e botës.  

Në jetë duhet të fokusohemi në gjërat e mira, të jetojmë jetën tonë ashtu si duam ne, duke krijuar rеgullat tona personale, të kalojmë kohë të mira ku në të ardhmen kur do të mendojmë për të kaluaren do ti përkujtojmë memoriet e lumtura të cilat i kemi jetuar duke e shijuar kohën e atëhershme.  

Jo çdoherë ne mund të jemi të lumtur, por duhet që ta shijojmë çdo ndjenjë që ndjejmë në çdo moment që ta mësojmë ndjenjën e tmershme që ajo na shtyn që të ndjejmë. Dhe kjo na mundëson që të mësojmë nga gabimet dhe kur të nxjerim porosi nga to, ajo na mundëson që të bëhemi një person më i mirë dhe më i fuqishëm. Me këtë ne mund të bëhemi një person më i fuqishëm për ti përballuar situatat e hidhshme që na shfaqen si pengesë. 

Pra nëse më pyesni çfarë të shtyn kur asgjë nuk levizë, përgjigjja ime do të ishte qëllimet e mija që dua ti arrij, dëshirat e mia për të ardhmen time. Ku familja ime më jep përkrahje të plotë. Më shtyn dëshira ime për tu bërë një vajzë që prindërit e mi do të krenohen prej saj, një motër e cila i qëndroi pranë motrës së saj, e cila i ndihmoi dhe i ishte shembull për të. Deshira ime per te qenë shoqja perfekte që ne çdo moment qendoi prane mikes së saj, u mundua ta kuptonte dhe ti ndihmonte në çdo gjë që  mundej. Dhe dëshira ime për të arritur një kohë kur jo vetëm un, por dhe të gjith njerëzit të cilët do të jenë afër meje do të jenë të lumtur, dhe ata të cilët kanë qenë tërë këtë kohë  afër meje të krenohen më atë person që jamë dhe me çdo gjë që kam bërë deri më atë ditë. 

Kur asgjë nuk lëvizte për mua afër meje ishte familja ime dhe jo e gjithë shoqërija ime por vetëm dy, dhe kjo na tregon një realitet të hidhur që tregon se prej shoqerisë suaj jo të gjithë janë që do të të qëndrojnë çdo herë afër.  

Çdoherë ka diqka që të shtyn kur gjithqka është ndalë. Kjo mund të jetë çfarë do lloj arsye. Kjo gjendje zakonisht njeriun e bën më të durueshëm dhe kjo gjithmone e shëndron njeriun në atë person që është në të vërtetë, në thellësinë e tij. I tregon personit se kush janë ata persona që me të vërtetë e vlerësojnë, dhe qe ai nuk ka nevojë për askënd tjetër veqse vetëvetes dhe atyre personave.  

Kur koha nuk lëviz mësojmë se çfarë na shtyn kur asgjë nuk lëvizë kur koha është ngrirë, na përkujton se çfarë janë ato gjëra që ne duhet të vazhdojmë që të luftojmë për, dhe gjërat të cilat kanë vlerë për ne, ato të cilat ne kemi nevojë. Për ndonjë mund të jetë dashurija, për disа të tjerë shoqëria e shumë arsye tjera që ndryshojnë për çdokënd. Ndërsa për mua kur koha ngrihet më shtyjnë dëshirat e mia, kureshtja ime për të ardhmen dhe për mësimin e gjërave të tjera. Por gjithashtu edhe për ta shikuar se në çfarë personi do të mund të shëndrohem, a do të mund të arrij ti realizoj mendimet e mia, a do të mund të bëhem ajo vajzë që më shfaqet në ëndrat e mia, ajo vajzë që bëhet idoli dhe shembulli i fëmijëve të tjerë. Kam ëndërа të ndryshme për të ardhmen dhe ato çdo herë më shtyn që të mundohem të bëj atë që mund të bëj më tepër t’i shty kufitë e vetëvetes. Mundohem dhe do të mundohem të bëj më të mirën që mundem deri sa të arrij atë që dua, dhe më pas përsëri do të mundohem të arrij diçka edhe më tepër se ajo.  

 Kur gjithçka ndalet dhe koha nuk ec pyeteni veten se përse keni luftuar deri më tani . 

Unë u mësova që mos të jetoj jetën duke u bazuar atyre përallave që na tregojnë prinderit dhe gjyshërit, por ta krijoj përallën  e vetëtevetes, përallën e jetës time.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

0